HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre fitore në tre ndeshje në një ditë, Shqipëria kalon 'fqinjët' në...

Tre fitore në tre ndeshje në një ditë, Shqipëria kalon ‘fqinjët’ në renditjen e UEFA-s

Fitoret e Vllaznisë, Dinamos, Vllaznisë në të njëjtën ditë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, i kanë dhënë një shtysë shumë të madhe kampionatit shqiptar në renditjen e UEFA-s, duke zvogëluar shanset që të humbasë një skuadër në Europë në edicionet e ardhshme.

Pikët e siguruara nga këto skuadra, kanë qenë të mjaftueshme që Shqipëria të qëndrojë larg vendit të 51-të, aty nga ku fillon humbja e një ekipi në Europë, ndërsa është konsoliduar edhe më shumë pozicioni në klasifikim. Kampionati shqiptar ka kaluar përsëri në vendin e 45-të, duke rifituar pozicionin që i kishte marrë Mali i Zi një ditë më parë.

sdfdsfdsfdsdsffsdfsd

Ndërkohë, një fitore e Vardarit në ndeshjen e sotme, ka bërë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të marrë pikë në arenën europiane dhe t’i afrohet më shumë vendit të 50-të që mbahet nga Luksemburgu, duke tentuar t’i shpëtojë të 51-tit që do i hiqte përsëri një skuadër në arenën europiane duke e lënë me vetëm 3 të tilla.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments