Turi i 82-të çiklistik i Shqipërisë, do të bllokojë një sërë rrugësh në Tiranë, në rrugët kombëtare dhe disa qytetare. Policia e Shtetit, plan masash për mbarëvajtjen e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 5 etapa, në disa qytete të vendit, përfshi këtu edhe Shkodrën.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e kalimit në rrugët ku do të zhvillohet ky aktivitet, në datat dhe oraret si më poshtë:

ETAPA E PARË Tiranë- Shkodër/ Datë 26.05.2025

Rruga ‘Zogu i Parë’, Tiranë-Rruga e Durrësit, nga 11:30 deri në orën 12:30 

Autostrada ‘Durrës-Tiranë’ deri në Kashar, nga ora 11:30 deri në orën 12:20

Autostrada ‘Kashar-Thumanë’, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Thumanë-Milot, nga ora 12:30 deri në orën 13.10

Rruga Milot-Rrëshen, nga ora 12:50 deri në orën 13:45

Rruga Rrëshen-Milot, nga ora 13:30, deri në orën 14:15

Rruga Milot –Lezhë, nga ora 14:00 deri në orën 14:30

Rruga Lezhë-Shkodër, nga ora 14:45 deri në orën 15:30

Nga sheshi ‘Balshaj’ në rrugën ‘Zogu i Parë deri në Parrucë, Shkodër, nga ora 15:10 deri në orën 15:45.

ETAPA E DYTË, Shkodër- Elbasan/ Datë 27.05.2025.

Rruga ‘Zogu i Parë’ deri në dalje të Shkodrës, nga ora 11:40 deri në orën 12:15

Rruga Shkodër-Balldre, nga ora 12:00 deri në orën 12:45

Rruga Balldre-Thumanë, nga ora 12:15 deri në 13:30

Rruga Thumanë-Maminas, nga ora 13:00 deri në orën 14:15

Autostrada Maminas-Durrës, nga ora 14:00 deri në orën 15:00

Autostrada Durrës-Rrogozhinë, nga ora 14:30 deri në orën 15:30

Rruga Rrogozhinë-Elbasan, nga ora 15:00 deri në orën 16:00

Bradashesh-unaza e qytetit Elbasan, nga ora 15:30 deri në orën 16:00.