Në konferencë për shtyp, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, foli për merkaton dhe afrimin e madh të verës, Alexander Isak: “Jam shumë i lumtur që marrëveshja për Isak u arrit.
Richard Hughes, pronarët dhe të gjithë ata që punuan për këtë transferim meritojnë komplimente. Është diçka shumë pozitive për klubin, tifozët dhe për mua”.
Sa i përket gjendjes fizike të sulmuesit suedez, Slot shtoi: “I bëj një kompliment të madh trajnerit të Suedisë, Tomasson, që nuk e aktivizoi Isak për 90 minuta dy herë radhazi, duke shmangur ndonjë dëmtim.
Ne do ta trajtojmë njësoj. Mos prisni të luajë 90 minuta çdo ndeshje, sidomos javët e para. Ka humbur 3-4 muaj stërvitje dhe duhet të rritet gradualisht”./telesport/