Luis Kaçorri ka nisur një aventurë të re larg kampionatit shqiptar. Ashtu siç kishte paralajmëruar “Panorama Sport”, sulmuesi është ndarë nga blutë e Dinamos dhe ka nisur një aventurë të re larg Shqipërisë.
Sot, lojtari 26-vjeçar i cili në vendin tonë ka luajtur edhe me fanellën e Bylisit, është prezantuar në klubin e Bunjodkor, në kampionatin e Uzbekistanit.
Ai ka ndërprerë pas vetëm një sezoni marrëveshjen me Dinamon, duke zgjedhur të udhëtojë drejt vendit aziatik për të vazhduar karrierën e tij.
Bunjodkor ka qenë një klub i njohur në periudhën 2008-2013, ku fitoi 5 herë titullin kampion në Uzbekistan. Një periudhë e cila përkoi edhe me praninë në këtë klub të legjendës së futbollit brazilian, Rivaldo, i cili luajti aty në vitet e fundit të karrierës së tij.