Nga Maringlen ZHIVANI

Ish-mesfushori kroat i Vllaznisë, Amir Kahrimanoviç, ka nisur bisedimet me Ferizajn, për një transferim të mundshëm atje.

26-vjeçari po e shqyrton si mundësi një transferim të mundshëm në Superligën e Kosovës dhe si rrjedhojë, ka nisur bisedimet me ekipin kosovar pas largimit nga Vllaznia.

Kahrimanoviç ka një karrierë të pasur, teksa ai është formuar në Akademinë e Dinamo Zagreb, ndërsa më parë ka veshur fanellën e Renovës, Erzenit dhe së fundmi të Vllaznisë.

Fantazisti kroat është një profil me eksperiencë dhe me vizion në fushë për klubet kosovare dhe ndoshta mund të jetë një përforcim me potencial për ekipet atje. Në ditët në vijim, mbetet të shihet nëse bisedimet mes Kahrimanoviç dhe Ferizajt do të finalizohen me sukses.(www.shkodrasportcom)