Vllaznia ne tre ndeshjet e deritanishme te kompeticionit “UEFA Europa Conference League” ka patur pakenaqesite e veta ne lidhje me arbitrimin, ku me se shumti kulmuan ne ndeshjen e pare ndaj Daugavpils ku shkodranet pretendojne per se paku dy 11-metersha te mohuar nga arbitri.
Edhe ne ndeshjen e kthimit ne Letoni pati pakenaqesi, ashtu si dhe mbreme ne “Loro Boriçi” ndaj Vikingur. Mungesa e sistemit VAR ne ndeshjet e ketyre tureve te ketij kompeticioni, ka bere qe arbitrat te kene autoritetin per te vendosur gjithçka ne fushen e lojes dhe nga kjo kuqeblute kane dale disi te pakenaqur.
Tashme e gjithe vemendja per ta eshte spostuar tek ndeshja e javes se ardhshme ne Reykjavik. Vllaznia shkon atje me avantazhin 2-1 dhe duket prane kualifikimit, megjithate kerkesa e pjestareve te saj eshte per nje arbitrim korrekt ne kete 90 minutesh.
Nderkohe gazeta meson se UEFA sapo ka caktuar edhe arbitrat per kete takim, teksa ne Islande do te drejtoje nje katershe nga Hungaria me kryesor Mihály Káprály ndersa asistente te tij do jene Vencel Tóth dhe Balázs Buzás. Arbiter i kater sakaq do te jete Imre Kovács.(www.shkodrasport.com)