...
HomeKRYESOREUli Hoeness kritikon Barcelonën dhe ‘monopolin’ financiar në futboll

Uli Hoeness kritikon Barcelonën dhe ‘monopolin’ financiar në futboll

Presidenti i nderit i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness, nuk e fshehu mendimin e tij gjatë emisionit Doppelpass në televizionin gjerman Sport1. Ai kritikoi hapur tepricat financiare në futboll dhe solli si shembull negativ situatën e FC Barcelonës.

Hoeness theksoi se një klub duhet të shpenzojë aq sa ka në arkë, duke ironizuar gjendjen financiare të katalanasve:

“(Max Eberl) do të kishte dashur të blinte një lojtar, por ne e dimë çfarë kemi në kasë. Kjo është po aq e rëndësishme sa suksesi sportiv. Ja ku është shembulli i Barcelonës. Nëse blen, blen dhe blen… papritur ke me qindra milionë euro borxhe. Atëherë, lamtumirë.”

Tensionet me Max Eberl

I pyetur për përplasjet e raportuara mes tij dhe drejtorit sportiv, Max Eberl, gjatë merkatos, Hoeness pranoi se ka pasur mosmarrëveshje, por i quajti normale:

“Edhe me Rummeniggen shpesh grindeshim, por kur mbyllej dera gjithçka ishte në rregull. Max është disi më i ndjeshëm.”

Ai hodhi poshtë zërat për një dorëheqje të mundshme të Eberl, duke thënë se kjo çështje “nuk ka qenë kurrë temë në këshillin drejtues”.

Mbrojtje për merkaton e Bayernit

Edhe pse Bayerni nuk arriti të siguronte Florian Wirtz dhe Nick Woltemade, që përfunduan në Premier League, Hoeness e vlerësoi pozitivisht punën e klubit:

“Presioni mbi Eberl ishte i madh, por ne kemi një skuadër shumë të fortë. Jemi fituesit e vërtetë të kësaj merkatoje.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.