Akademia e Futbollit “Bashkimi” tashme eshte e njohur ne Shkoder dhe jo vetem. Ajo funksionon prej disa vitesh dhe eshte evidentuar per punen e mire te bere me sportistet e vegjel. Por nga ana tjeter, fale edhe nje marreveshje te drejtuesit te saj Ervin Alushi me ato te Akademise Vllaznia, elementet me te spikatur te “Bashkimit”, vishen kuqeblu.

Keshtu ka ndodhur se fundi edhe me Enis Repajn. Futbollisti 13 vjeçar tashme do te jete pjese e Akademise Vllaznia. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete Akademia “Bashkimi” qe ne faqen e saj shkruan:

“Faleminderit dhe suksese, Enis Repaj!

-Vazhdon bashkepunimi i Akademis tone me Akademia Vllaznia ku vitin e kaluar kemi kaluar portieren e shkelqyer Ambra Reshiti si dhe lojtaret si Eris Fangaj, Seldi Fangaj e Ensar Ademi qe kane treguar vlerat e tyre tek Akademia Vllaznia dhe kete sezon 2025/2026 eshte rradha e Repajt per te kaluar tek ekipi qytetit tone U14.

Pas një pune të vazhdueshme prej më shumë se kater vitesh, kemi kënaqësinë dhe emocionin të përcjellim një nga lojtarët më të përkushtuar që ekipi jone ka pasur.

Enis Repaj, i lindur në vitin 2012 që prej moshës 8-vjeçare ka qenë pjesë e KF Bashkimi, ku është stërvitur dhe është rritur me pasion, disiplinë dhe karakter të fortë në pozicionin si portier si fillim dhe me pas ate te qendërmbrojtësit. Me pas ka kaluar tek Kombetarja Rajonale Shkoder dhe pastaj tek Kombetarja e madhe e grupmoshes U13.

Tani, Enisi do të nisë një kapitull të ri dhe te merituar ne karrieren e tij, si pjese e programit YOUTH nga FSHF do te stervitet ne Tirane dhe duke kaluar si lojtar per ndeshjet e kampionatit në radhët e KF Vllaznia, një klub me histori dhe emër në futbollin shqiptar.

Si trajner, ndihem krenar për çdo hap të Enisit, për përkushtimin që ka treguar në çdo seancë stërvitore, për karakterin e tij në fushë dhe jashtë saj. I uroj suksese të pafundme dhe jam i bindur që është vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të bukur në sport!”