Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës shqiptare të Futbollit, ka bërë të ditur vendimet e fundit. Këto vendime kanë lidhje me 3 klube, Egnatian, Elbasanin dhe Vorën.
Rrogozhinasit për sjellje të gabuar të tifozëve është dënuar me 50.000 lekë, ndërsa verdheblutë e Ivan Gvozdenovic gjithashtu për sjellje të gabuar të tifozëve janë dënuar po me këtë shumë.
Ndërkohë Vora është paralajmëruar këtë herë nga Disiplina për shkak të vonesave gjatë zhvillimit të ndeshjes dhe në rast përsëritjeje do të merren masa të tjera.
“1.KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë
2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke përdorur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë
3. KF Vora, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së shkeljes së rregullores së aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë zhvillimit të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe rregulloret e FSHF”, shkruhet në njoftimin e FSHF-së.