Vllaznia U19 ka mundur kampionët e Kosovës ne ndeshjen miqesore qe eshte zhvilluar pasditen e djeshme atje. Perballe djemve te drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka qene ekipi “2 Korriku” i cili vetem pak dite me pare u kurorezua me kupen si ekipi me i mire kosovar per kete grupmoshe.
Rezultati perfundimtar i kesaj ndeshje miqesore ka qene 1-0 ne favor te ekipit shkodran dhe golin e vetem te saj e ka shenuar futbollisti Gerison Zhuri. Por duhet thene se perpos ketij goli ekipi shkodran ka patur edhe disa raste te tjera shenimi por qe nuk jane konkretizuat dot.
Duhet thene se kjo ndeshje u ka vlejtur shume te dy ekipeve per te matur pulsin dhe per te pare se ku jane. “2 Korriku” do te marre pjese shume shpejt ne Uefa Youth League”, ndersa Vllaznia U19 do te marre pjese ne turneun “Eagle Cup” qe do te zhvillohet ne Tirane nga datat 8-15 qershor.
Nje turne ky shume i rendesishem ku do te marrin pjese edhe ekipe te huaja, ku veçohet mbi te gjitha ai i Atalantes, njeres prej Akademive me te mira te Italise.(www.shkodrasport.com)