Numri i femijeve shqiptare qe kane nisur nje karriere te suksesshme ne sport jashte vendit, shtohet çdo dite e me shume. Femijet e atyre qe kane emigruar pas viteve ’90 tashme jo vetem ndjehen te barabarte me femijet e vendeve ku ato jetojne, por shpeshhere bejne edhe diferencen me ta, fale talentit qe i ka dhuruar Zoti.

Sot do te ndalemi tek nje 12 vjeçar me origjine nga Shkodra, i cili ka filluar te lere gjurme ne futbollin italian te moshave. E kemi fjalen per Alvin Alijaj. Ai ka lindur ne Pistoia me 26 qershor 2012 dhe ka nisur te merret me futboll qe ne moshe te vogel.

Per Alvinin eshte viti i dyte qe rinovon me ekipin e Pises qe merr pjese ne kampionatin profesionist te Italise per keto grupmosha, duke u perballur me ekipet me te mira te ketij vendi. Drejtuesit e Akademise kane shume besim ne aftesite e ketij lojtari teksa e shohin nje element me shume perspektive per te ardhmen.

Ai luan ne rolin e fashes se krahut te majte, pra si sulmues anesore dhe dallohet per shume karakteristika te cilat e bejne nje futbollist vertete interesant. Alvin Alijaj ka qene protagonist ne shume ndeshje, madje edhe finale duke kontribuar me lojen dhe golat e tij per ekipin e Pises.

Kuptohet qe eshte shume heret per te pare sesi do te rrjedhe karriera e ketij djaloshi, por te dhenat e para duken shume pozitive. Alvin Alijaj e ka talentin per te ecur perpara dhe duke patur edhe mbeshtetjen e prinderve ne çdo moment, me siguri qe do ta shohim duke i ngjitur shkallet e karrieres nje e nga nje.
Gjergj KOLA