Vllaznia ia doli mbreme te fitonte ndaj Dinamos ne gjysmefinale dhe kesisoj ka fituar te drejten per te luajtur ne finalen e 12 majit ndaj fitueses se çiftit Egnatia- Partizani. Mbreme ne kampin shkodran ka patur feste dhe ne fakt ajo ka qene e ligjshme sepse kane merituar gjithçka ne ate triumf ndaj bluve.

Pas ndeshjes ka folur per mediat edhe njeri prej lojtareve me te rendesishem te kuqebluve, mesfushori Ardit Krymi, i cili nder te tjera eshte shprehur se nuk ka ndonje preference per kundershtarin e finales.

“E kishim pergatitur mire ndeshjen sepse me Dinamon luajtem edhe para pak ditesh ne kupe dhe po ashtu kemi qene rivale te forte te njeri- tjetrit gjate gjithe kampionatit. Une jam i kenaqur me fitoren, me shpirtin e gares qe treguam, por edhe per tifozet per mbeshtetjen qe na dhane.

Per ne nuk ka rendesi se ke do te kemi kundershtar ne finale. Eshte edhe nje ndeshje per t’u luajtur dhe do te bejme me te miren ne te. Don Zoti t’ia dalim me sukses edhe ne te dhe te shpallemi kampion te vendit. Edhe nje titull qe na mungon shume. Une kam qene femije ne vitin 2001 kur e kemi fituar per here te fundit dhe tashme dua te jap kontributin tim ne kete sukses”- eshte shprehur ai nder te tjera.

Te plote prononcimin e numrit 6 te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: