Atletika shkodrane vazhdon te triumfoje ne çdo aktivitet qe zhvillohet, por per sukseset e Vllaznise nuk vlejne vetem kupat e titujt kampion. E rendesishme per stafin teknik te ketij ekipi eshte te pergatisin atlete te talentuar te cilet mund te arrijne rezultate te larta ne arenen kombetare dhe ate nderkombetare.
Dy dite me pare, ne garat e kampionatit U20 qe u zhvillua ne Elbasan ka spikatur atleti shkodran Arijon Alibali. Ndonese ai eshte vetem 15 vjeç, ka bere nje performance te shkelqyer ne garen e 200 metrave dhe jo vetem ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion per 20 vjeçaret, por ka thyer edhe nje rekord kombetar.
Pikerisht ate te moshes se tij U15. Koha e arritur ne keto gara ka qene 23″28, nderkohe qe rekordi i meparshem ka qene ne kohen 23″48. Padyshim qe duket se kemi te bejme me nje sportist me te ardhshme sepse edhe ne 100 metra, ai doli i dyti ne kampionatin U20.
Nderkohe Arijon Alibali edhe ne kampionatin U18 te para disa diteve shkelqeu duke u shpallur kampion ne garat e 100 dhe 200 metrave dhe madje ne kete te fundit e barazoi rekordin kombetar te grupmoshes U15.
Po kush eshte ky sportist? Ka dy vjet qe merret me atletike dhe gjate kesaj periudhe ka patur nje ecuri te shkelqyer. Eshte atlet i garave te shpejtesise, 100, 200 dhe 300 metra dhe ndonese eshte vetem 15 vjeç ka kapur kategorine e pare te te rriturve per te dy garat, 100 dhe 200 metra. Brenda ketyre dy viteve qe Arijoni ushtron kete sport ka arritur te zbrese nga 15 sekonda ne 100 metra, ne kohen 11.60 me kronometer elektronik.
Jane raste te rralla qe nje sportist 15 vjeç kap normen e kategorise te te rriturve si ne 100 ashtu edhe ne 200 metra. Parametrat e tij jane shume premtues. Ka nje gjatesi prej 1.88 metra dhe eshte shume i perkushtuar ne stervitje. Bashke me trajnerin e tij Jetmir Jahaj, Arijon Alibali premton shume suksese ne te ardhmen.(www.shkodrasport.com)