Tashme kane mbetur vetem pak ore deri tek sfida e pare e rendesishme, ajo gjysmefinale ndaj Dinamos. Syte e te gjithe shkodraneve do te jene te drejtuar nga “Arena Kombetare” ku mbremjen e se dieles ne oren 20:00 do te luhet ndeshja e shumepritur. Trajneri Thomas Brdariç duke folur ne kete pragndeshje, eshte shprehur i bindur se Vllaznia do te fitoje dhe do te shkoje me tej.
“E dime qe neser eshte nje ndeshje e madhe. Po punojme fort per te hedhur hapin e rendesishem, ate te shkuarjes ne finale. Vertete ne kemi edhe avantazhin e barazimit neser, por ne shkojme vetem per fitore. Gjithsesi do te ruajme nje ballance, si ne mbrojtje ashtu edhe ne sulm.
Nuk duhet te mendojme fare per barazimin, por per ta fituar ndeshjen. Kemi luajtur edhe 6 here te tjera me Dinamon dhe e njohim mjaft mire njeri- tjetrin, por kuptohet qe çdo ndeshje ka specifiken e vet dhe kete here ne do te tentojme me çdo kusht fitoren.
Per ne si staf nuk eshte koha te enderrojme. Eshte koha te punojme sa me mire per ta pergatitur skuadren si duhet dhe sebashku te bejme realitet ate çfare enderrojne tifozet. Nuk e kemi mendjen aspak tek finalja e 12 majit, por vetem tek ndeshja e neserme. Une besoj se Vllaznia do te jete ne finale dhe bashke me mua edhe e gjithe skuadra beson”- eshte shprehur ai.
Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise Thomas Brdariç mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: