...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Edi Martini: Presim dy lojtarë dhe merkatoja mund të konsiderohet e...

VIDEO/ Edi Martini: Presim dy lojtarë dhe merkatoja mund të konsiderohet e mbyllur

Trajneri i Teutës, Edi Martini, është i kënaqur me periudhën përgatitore në Pukë, teksa prej katër ditësh në stadiumin “Ismail Xhemali”, skuadra durrsake po kryen stërvitje dhe njëkohësisht ka zhvilluar miqësoren e parë kundër Vllaznisë U-21 të mërkurën.

“Edhe para katër vitesh kur kemi dalë kampion, fazën përgatitore e kemi bërë në Pukë. Unë jam supersticioz si natyrë dhe shpresoj që të na ndodhi sërish. Kushtet këtu në Pukë janë shumë të mira, duke filluar nga fusha, klima e freskët dhe mikpritja që na është bërë. Është një vend fantastik për të kryer fazë përgatitore dhe po mundohemi të marrim maksimumin”, ka thënë fillimisht Martini.

I ngacmuar për atë që pret ende nga merkato, trajneri theksoi se skuadra është e kompletuar në masën 90 %, në një kohë që deri tani janë afruar emra si Antonio Marku, Ardit Peposhi, Emiljano Vila, Renaldo Torraj, Endri Reçi dhe Geri Selita.

“Pothuajse e kemi të kompletuar skuadrën në masën 90 %. Presim edhe dy afrime të fundit, plus edhe një lojtar nga Egjipti, me të cilin kemi firmosur. Gjithsesi, jemi thuajse në përfundim dhe në kulmin e përgatitjeve. Shpresojmë të bëjmë mirë këtë sezon”, përfundoi Martini.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.