HomeBOKSVIDEO/ Flet presidenti i ri i boksit shkodran, Mondi Ndou: Do bëjmë...

VIDEO/ Flet presidenti i ri i boksit shkodran, Mondi Ndou: Do bëjmë gjëra të bukura, kemi projekt afatgjatë

“Sot firmosem nje kontrate formale, por ne fakt bashkepunimi jone ka nisur prej disa kohesh. Qellimi jone eshte ta ndihmojme me aq sa mundemi boksin shkodran sepse e duam boksin.

Kishim edhe nje takim me kryetarin e Bashkise sot pikerisht per kete qellim sepse duam ta bejme Shkodren qendren e zhvillimit te boksit shqiptar dhe ne fakt i takon ketij qyteti per vete historine dhe ate se çfare i ka dhene sportit ne vite. Qellimi eshte qe t’i japim prioritet afrimit te femijeve prane boksit.

Per kete do te punojme per rregullimin e infratruktures, ne menyre qe çdokush qe do te vije tek kjo salle te ndihet komod per te bere stervitje. Duhet t’ua plotesojme te gjitha kushtet te rinjve qe ata kohen e mire te mos e harxhojne kot, por t’i perkushtohen sportit.

Jemi tre vete, une, vellai im- Gjovalini dhe kolegu e ortaku jone Melser Abdyli qe jemi gjithe kohes bashke si ne biznes, ne jete dhe tashme edhe ne sport. Kemi shume plane ambicioze dhe na mbetet vetem t’i realizojme ato”- eshte shprehur Ndou.

Te plote prononcimin e presidentit te ri te boksit te Vllaznise Mondi Ndou, mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments