Pas prezantimit te djeshem, Kevin Dodaj ka nisur menjehere stervitjen me ekipin e tij te ri, CSKA e Sofjes. Ka qene vete klubi bullgar qe ka publikuar ne rrjetet e tij sociale nje video nga stervitja e ketij ekipi, ku pjesa me e madhe e saj i kushtohet pikerisht lojtarit te kombetares U21 te Shqiperise.

Ajo qe bie ne sy eshte se per Dodajn menjehere ka shkuar jeleku i bardhe nga ana e trajnerit, çka do te thote se ai e ka projektuar ne 11-shen e pare te ekipit per sezonin e ri. Po ashtu ne kete video shihen disa nga driblimet e zakonshme te ish- sulmuesit te Vllaznise, asistet dhe golat e tij.

Duhet permendur edhe fakti tjeter qe Kevin tek skuadra e CSKA do te mbaje te njejtin numer ne fanelle si tek Vllaznia, pra numrin 22. Çka do te thote se ai beson se ky eshte shansi i tij dhe me te do te kete suksese edhe ne kete pervoje te tij te re.

Kujtojme qe Dodaj u transferua nga Vllaznia ne Bullgari dhe nga kjo skuadra shkodrane perfitoi nje shume prej 450 mije eurosh dhe 10% te kartonit te tij, duke qene kesisoj shitja me e shtrenjte ne historine e saj.(www.shkodrasport.com)