Vllaznia fitoi mbreme 2-1 ndaj Dinamos, por kjo ndeshje nuk ka kaluar pa tension. Ne fundin e saj, drejtuesit dinamovite jane shfaqur shume te irrituar ne fundin e saj. Fillimisht ka qene trajneri Daja qe ka dashur te sqaroje shume gjera me arbitrat e ndeshjes, por situata me e tensionuar ka qene ne korridorin e dhomave te zhveshjes.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se aty ka zbritur edhe presidenti Adrian Bardhi qe ka tentuar te hyje ne dhomen e arbitrave, teksa nuk kane munguar edhe sharjet dhe ofendimet ne adrese te tyre. Ne korridor nderkohe ka qene i pranishem ne ato momente edhe drejtori sportiv i Vllaznise Tefik Osmani i cili ka dashur t’u jape doren pjestareve te stafit blu siç ben zakonisht ne çdo fund ndeshje.

Por duket se aty diçka ka ndodhur dhe presidenti Bardhi mesohet ta kete ofenduar Osmanin dhe jo vetem kaq, por edhe ta kete goditur me grusht ne brinje. Nje situate me pas ka agravuar sepse ne te jane perzier edhe pjestare te tjere te skuadres se Dinamos, futbolliste, trajnere e staf, nderkohe qe nga Vllaznia kane nderhyre me shume vonese, vetem atehere kur kane degjuar zhurme sepse po festonin ne dhomen e tyre te zhveshjes.

Kjo rremuje e madhe ka zgjatur rreth 10 minuta dhe ne korridor kane hyre me pas edhe shume forca te rendit per te normalituar situaten. Nga ana tjeter, drejtori i Vllaznise Osmani ka kerkuar te beje nje denoncim per fyerje dhe goditje ndaj tij nga ana e presidentit Bardhi dhe ka qene i vendosur deri ne fund per ta bere kete gje.

Si rrjedhoje pas disa minutave, ne ambientet e stadiumit “Arena Kombetare” ka mberritur edhe nje prokuror per t’i marre atij deklaraten. Nje situate e pakuptimte ku dufin e merzitjes drejtuesit dinamovite perveçse tek arbitrat, kane dashur ta nxjerrin edhe tek drejtori i Vllaznise.(www.shkodrasport.com)