Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi ka reaguar për transferimin e Kevin Dodaj tek CSKA Sofia. Ai shkruan se kjo është një arritje e madhe si dhe e falenderon për kontributin e dhënë.
Njoftimi i Xhaferit
Suksese Kevin Dodaj!
Transferimi yt tek CSKA Sofia është një hap i madh dhe i merituar në karrierën tënde – një dëshmi se puna, talenti dhe përkushtimi shpërblehen gjithmonë.
Vllaznia do të mbetet përgjithmonë shtëpia jote, dhe ti je shembulli më i mirë për çdo të ri që ëndërron të arrijë majat në futboll.
Faleminderit për gjithçka ke dhënë për fanellën ! Një falënderim i veçantë shkon për gjithë strukturën e Akademisë Vllaznia dhe stafet teknike të ekipit të parë që ndihmuan në këtë arritje të rëndësishme për klubin dhe për ty si sportist.
Na bëj krenar, Kevin!
Lart e më lar!