Pak dite me pare, ne Elbasan u zhvillua kampionati kombetar per 16 vjeçaret ne atletike dhe Vllaznia ashtu si çdo vit tjeter, edhe kete here ka shkelqyer duke u shpallur kampion kombetar per vitin 2025. Por kete here suksesi ka patur diçka te veçante sepse perveçse me djemte, ekipi shkodran ka bere nje paraqitje shume te mire edhe me vajzat.
Si ekip Vllaznia ka zene vendin e dyte me vajzat, por nga ana tjeter, kane shkelqyer disa prej sportisteve, por ne kete shkrim duam te ndalemi tek njera prej tyre. Pikerisht Elois Heta. Ajo ka zene vendin e pare ne garen e kercimit se larti duke u shpallur kampione.
Ne njefare menyre Elois me kete paraqitje ka bere krenare jo vetem trajnerin e saj, por edhe familjen dhe sigurisht qe ka bere krenar edhe gjyshin e saj, Vildan Tufi, njeriun qe ia ushqeu deshiren per t’u marre me kete sport dhe ai vazhdon ta ndjeke dhe mbeshtese mbesen e saj edhe atje lart ne qiell.
Vete atletja ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” ka folur edhe per synimet e saj per te ardhmen dhe punen sistematike qe vazhdon te beje çdo dite me trajnerin e saj. Te plote intervisten e Elois Heta mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: