Zyrtari i Egnatias, Xhevdet Zekaj foli për mediat pasi hedhjes së shortit të “Final Four”. Ai u shpreh se rrogozhinasit do të luajnë denjësisht dhe do fitojnë titullin kampion.
“Klubi funksionon ka të gjitha strukturat e tij, unë mendoj që jam një zë dhe zyrtar i Egnatias kështu që të jeni të sigurt që edhe këto fjalë që do të them janë në emër të Egnatias.
Ne vlerësojmë realisht Partizanin, ka një trajner shumë të mirë, ka peshë dhe fanella e vet, por ne shkojmë që të bëjmë atë që Egnatia di të bëjë më mirë, të luajë denjësisht, sa më mirë dhe objektiv fitimin e titullit kampion”, tha ai.