Mesfushori i Paris Saint-Germain, Vitinha, thuhet se ka kritikuar ashpër Lionel Messin pas fitores 5-0 të klubit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit më 31 maj 2025.

Legjenda argjentinase nuk arriti të lë gjurmë në Ligue 1 kur u larguar si lojtar i lirë nga Barcelona, pasi klubi francez ishte në ndjekje të lavdisë evropiane.

Pasi e arritën atë nën urdhrat e Luis Enriques, Vitinha thuhet se ka kritikuar Messin për një deklaratë ku thuhet se PSG mund mos ta fitojë kurrë Ligën e Kampionëve.

“Kur Messi u largua nga PSG, ai tha se ne kurrë nuk do ta fitonim Ligën e Kampionëve”, besohet të ketë thënë Vitinha, ndërsa The Guardian raporton për efektin e mesfushorit te PSG dhe deklarimet e tetë herë fituesit të Topit të Artë.

“Tani jemi këtu, duke mbajtur trofeun. Shpresoj se po më shikon Messi”, besohet të jetë reagimi i mëtejshëm i Vitinhas.

Goditja i referohet një përplasjeje të raportuar në fushën stërvitore të vitit 2023, ku Messi dyshohet se e quajti Vitinhan të dobët dhe e fajësoi atë për prishjen e ekuilibrit sulmues të ekipit, pretendime që Vitinha i mohoi më vonë.

Ylli 26-vjeçar portugez, vendimtar në tripletën historike të PSG-së, e përfundoi sezonin me 8 gola dhe 11 asiste në të gjitha garat, duke e përforcuar rolin e tij në skuadrën e Luis Enriques. /Telegrafi/