Vllaznia ka bere nje paraqitje shume te mire dhe si rrjedhoje e ka dominuar ne te gjitha drejtimet ndeshjen miqesore ndaj Deçiq te luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”, e cila perfundoi me rezultatin 3-0 ne favorin e saj.
Trajneri Edi Martini e nisi kete ndeshje miqesore me kete formacion: Ne porte nga minuta e pare luajti gjermani Pohls, per te vazhduar me Bajrami, Pusi, Sala, Hakaj, Krymi, Kallaku, Qato, Kastrati, Ara dhe Balaj.
Gjate pjeses se pare shkodranet shenuan dy gola. I pari mban firmen e Lirim Kastratit ne minuten e 35-te, ndersa i dyti qe u shenua pese minuta me vone ka firmen e te riut Aris Ara.
Ne fillimin e pjeses se dyte u aktivizuan edhe lojtare te tjere dhe pikerisht njeri prej tyre, Ensar Tafili i cili ne minuten e 54-te do te shenonte edhe golin e trete per kuqeblute.
Kjo miqesore u ka sherbyer te dy ekipeve per te testuar lojtaret, pikerisht ne kete periudhe te nderprerjes se kampionateve per shkak te ndeshjeve te ekipeve kombetare.(www.shkodrasport.com)