Nga Endri ÇINARI
Vllaznia është nga nga ato skuadra të Superiores që gjithmonë i ka dhënë hapësirë elementit të ri. Ku në vitet e fundit kanë spikatur emra si: Smajli, Alivoda, Dodaj apo edhe Jukaj. Të cilët janë evidentuar në futbollin shqiptar dhe tashmë po shndërrohen në futbollistë të rëndësishmë dalëngadalë. Dhe duket se këtë “trend” shkodranët do ndjekin edhe në edicionin e ri.
Kjo për të krijuar hapësira për elementët e talentuar të akademisë kuqeblu, në mënyrë që të tregojnë vlerat e tyre. Dhe firmat në kontratë të hedhura ditën e djeshme me futbollistët Aris Ara, Gerald Kubazi dhe Xhoel Hajdari janë treguesi më i mirë për këtë.
Kështu të gjithë do kenë mundësinë të “provojnë” veten dhe të arrijnë të bindin trajnerin Martini. Me Vllazninë që pavarësisht se synon për vendet e para në renditje, nuk lë “pas” as prodhimin e saj.
Kjo jo vetëm për të përfituar sportivisht nga këto elementë, por edhe ekonomikisht. Ku shembulli më i afërt është ai i Rejan Alivodes, i cili në verën e shkuar u transferua nga Vllaznia tek Ittihad Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe për shifrën e 200 mijë eurove.(www.shkodrasport.com)