HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, Egnatia dhe Dinamo nderuan Shqipërinë, reagon presidenti Duka pas fitoreve të...

Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo nderuan Shqipërinë, reagon presidenti Duka pas fitoreve të tre ekipeve në Europë

Tre ekipet shqiptare, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo bënë një mbrëmje të mrekullueshme dje. Të treja ekipet e Superiores arritën të triumfonin në ndeshjet e tyre përkatëse në turin e dytë të Conference League.

Tepër i kënaqur nga fitoret e tre ekipeve shqiptare ka mbetur padyshim edhe Armand Duka. Presidenti i FSHF-së ka reaguar në rrjetet e tij sociale duke shprehur inkurajim dhe motivim për të treja ekipet.

“Urime Dinamo City, Vllazni dhe Egnatia!

Triumfi në ndeshjet e para të turit të dytë kualifikues të UEFA Conference League është mjaft pozitiv për tre ekipet tona dhe për futbollin shqiptar.

Gjithsesi, asgjë nuk ka mbaruar, duhet i njëjti përqendrim për të vazhduar më tej në raundin tjetër të Conference League.

Këto fitore janë motivim për të tria ekipet, që fillimin e kishin të mbarë dhe tani presim të përmbyllin me sukses objektivin për t’u kualifikuar.”, shkruan Armand Duka.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments