Nga Endri ÇINARI
Në një kampionat ku tashmë të huajt mund të aktivizohen pa kufi në Superiore, Vllaznia duket se është një nga ato skuadra që i qëndron besnike futbollistëve shqiptarë. Në sezonin 2025-26 në organikën e shkodranëve numërohen vetëm 4 futbollistë të huaj.
Kështu të huajt janë mbrojtësi brazilian Yago, futbollisti nga Moldavia, Kristian Dros që luan në mesfushë, portieri gjerman Leon Pohls dhe sulmuesi i ardhur së fundmi nga Gana, Çarls Bismark. Pra, konkretisht shkodranët në sezonin 2025-26 kanë vetëm 4 të huaj në skuadër. Duke ruajtur kështu autenticitetin e duke afruar shumicën e futbollistëve nga vendi ynë.
Ku tek 9 herë kampionët e vendit kanë gjetur vend edhe futbollistët shqiptarë nga Kosova si: Bajrami, Kastrati dhe Mala, me këtë të fundit që zotëron edhe pasaportën shqiptare.
Pra një skuadër thuajse totalisht shqiptare ajo e shkodranëve këtë edicion që nuk ndjek aspak trendin e ekipeve të tjera të Superiores. Me shumicën dërrmuese të skuadrave të elitës së futbollit tonë që ka vendosur t’i besojë elementëve të huaj dhe jo atyre vendas.(www.shkodrasport.com)