Vllaznia u rikthye te luaje ne “Loro Boriçi” dhe duke patur prane edhe mbeshtetjen e madhe te tifozerise se saj, ia doli te merrte nje fitore me shume vlere ndaj Vikingur ne sfiden e pare te turit te dyte te “Uefa Europa Conference League” me shifrat 2-1, çka e favorizon jo pak ate per kualifikimin ne turin tjeter.
Padyshim qe mbeshtetja e tifozerise kuqeblu ka qene e madhe dhe skuadra ndonese ne perfundim te pjeses se pare ndodhej ne disavantazh, ia doli te shenonte dy gola ne te dyten dhe te fitonte.
Nderkohe klubi Vllaznia nuk kishte se si permes faqes zyrtare te bente nje falenderim per rreth 5 mije tifozet e pranishem ne shkallet e stadiumit per kete ndeshje, teksa shkruan:
“FALENDERIM!
Faleminderit nga zemra për mbështetjen e jashtëzakonshme që na dhatë mbrëmë ndaj Víkingur. Zëri juaj, pasioni juaj, dashuria për kuqeblutë – janë ajo që na bën të vazhdojmë më të fortë se kurrë.
Ju jeni forca jonë. Jemi krenarë për ju!