Situata për sa i përket merkatos duket se do “nxehet” shumë në këtë periudhë të mbetur të sajën. Skuadrat e Superligës shqiptare, sidomos ato pretendentet do mundohen akoma të përforcohen. Duke parë edhe nivelin e dobët që shfaqën në kupat e Europës. Ku përveç Partizanit, gjithë ekipet e tjera u eleminuan.

Një nga skuadrat që patjetër do kërkojë për përforcime është Vllaznia. Kuqeblutë pas katastrofës me Valur kanë bërë një analizë. Ku gjithashtu duket se klubi do hidhet sërish fuqishëm në merkato për elementë cilësorë. Dhe dy nga emrat më të spikatur dhe që janë momentalisht pa kontrata janë Sebastian Spahiu dhe Serxho Ujka.

I pari ka prishur me konsensus marrëveshjen me Egantian dhe po ashtu është një dëshirë e vjetër edhe e kuqebluve. Ku Vllaznia edhe sezoni e shkuar kishte interesim për 24-vjeçarin. Shkodrani mund të aktivizohet në pozicione si pas sulmuesit apo edhe në krahët e sulmit. Ku kuqeblutë u panë që hasën shumë vështirësi në ndeshjet kundër Valur.

Ujka po ashtu është një lojtar që e njeh shumë mirë kampionatin. Një prej mesfushorëve më të spikatur të sezoneve të fundit në Superiore, ish-futbollisti i Bylis mund të mbulojë disa pozicione.

Përveç gjithë roleve në mesfushë, Ujka është parë disa herë edhe si qendër mbrojtës, falë fizikut të tij. Pra dy emra mjaft interesantë dhe që do adoptoheshin menjëherë me ekipin, duke qenë se e njohin mjaft mirë kampionatin shqiptar.
Endri ÇINARI