Vllaznia Futsal nis nesër rrugëtimin në fazën paraeliminatore të Futsal Champions League 2025/26. Kuqeblutë bëjnë pjesë në Grupin B, së bashku me Tigers Roermond (Holandë), KMF Bajo Pivljanin (Mali i Zi) dhe Ísbjörninn (Islandë). Të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Tiranë, në Parkun Olimpik. Kjo sepse pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës nuk i përmbush kushtet për t’i mirëpritur këto ndeshje.
Ndeshja e parë e ditës do të zhvillohet nesër në orën 16:00, mes Tigers Roermond dhe Ísbjörninn, ndërsa Vllaznia do të debutojë në mbrëmje ndaj Bajo Pivljanin, në orën 20:00.
Takimet e raundit të dytë janë programuar më 28 gusht. Vllaznia Futsal – Ísbjörninn (16:00) dhe Bajo Pivljanin – Tigers Roermond (20:00).
Ndeshjet e fundit, që do të përcaktojnë skuadrën e kualifikuar, do të luhen më 30 gusht. Ísbjörninn – Bajo Pivljanin (16:00) dhe Vllaznia Futsal – Tigers Roermond (20:00).
Në fazën tjetër të Futsal Champions League 2025/26 kualifikohet vetëm ekipi që mbyll grupin në vendin e parë.
UEFA Futsal Champions League 2025/26
Kalendari i ndeshjeve të Grupit B
Tigers Roermond vs Ísbjörninn
27 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Bajo Pivljanin vs Vllaznia Futsal
27 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Vllaznia Futsal vs Ísbjörninn
28 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Bajo Pivljanin vs Tigers Roermond
28 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park
Ísbjörninn vs Bajo Pivljanin
30 gusht, ora 16:00, Tirana Olimpik Park
Vllaznia Futsal vs Tigers Roermond
30 gusht, ora 20:00, Tirana Olimpik Park