...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia, presioni i madh i titullit pas investimeve. Kuqeblutë me fytyrë të...

Vllaznia, presioni i madh i titullit pas investimeve. Kuqeblutë me fytyrë të re në këtë sezon

Nga Maringlen ZHIVANI

Sezoni i ri i Abissnet Superiore është vendimtar për Vllazninë, e cila këtë vit nuk ka asnjë justifikim tjetër përveç titullit kampion. Pas një edicioni zhgënjyes, ku kuqeblutë e mbyllën në vendin e dytë dhe mbeten pa trofe, drejtuesit kanë bërë disa ndryshime të mëdha në skuadër.

Presidenti Alban Xhaferi ka rritur buxhetin dhe ka investuar shuma të konsiderueshme për të rikthyer klubin në majën e futbollit shqiptar. Në merkato janë afruar 10-futbollistë të rinj, ndërsa plot gjashtë titullarë të sezonit të kaluar janë larguar, ç’ka tregon përmasat e ndryshimit.

Skuadra është ndërtuar pothuajse nga e para dhe pritet të ketë një fytyrë krejtësisht të re në fushë. Pas tre vitesh pa fituar asnjë trofe dhe me një mungesë gjithnjë e më të ndjeshme të titullit kampion, Vllaznia nuk ka luksin të zhgënjejë sërish.

Tifozëria kërkon titullin, ndërsa drejtuesit e kanë bërë të qartë se ky investim duhet të materializohet me trofe në fund të sezonit.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.