Nga Endri ÇINARI
Trajneri Edi Martini gjatë gjithë kësaj jave ka provuar disa opsione për formacionin titullar që do zbresë në fushën e lojës ndaj Vikingur. Duke parë edhe dyshimet që sillen rreth aktivizimit të Krymit dhe mungesës së Qatos, shkodrani ka “eksperimentuar” në stërvitje me pozicionet e disa lojtarëve. Duke provuar edhe emra si Jago, Gurishta apo edhe Kruja në repartin e mesfushës. E po ashtu duke alternuar shpesh edhe mbrojtësit që do vendosen në prapavijën me 3z
Ku më së shumti si një treshe e mbrojtjes janë provuar Kuros, Gjini dhe Bajrami. Megjithëse një potencial për të luajtur në mbrojtjen me 3 është edhe Gurishta, nëse ky i fundit nuk aktivizohet në krahun e djathtë. Në mesfushë megjithatë një sakrificë pritet të bëjë Krymi, i cili pavarësisht formës jo në 100% do jetë në fushën e lojës.
29-vjeçari në mungesë të Qatos do ketë mbështetjen e Sales. Por, një opsion për aktivizimin në mesfushë është edhe Arsid Kruja. E ndërsa reparti po ashtu kompletohet edhe me Esat Malen, që po arrin gradualisht formën maksimale.
Edhe porta duket se momentalisht ka një ndryshim, ku në portë do jetë Leon Pohls. I cili është afruar së fundmi në rradhët e kuqebluve dhe duket favorit për ta nisur nga minuta e parë ndaj islandezëve. Në sulm si gjithmonë do udhëheqë Bekim Balaj, i cili do ketë edhe mbështetjen e Bismark. Me ganezin i cili edhe pse ka pak ditë në Shkodër, duket se ka besimin e trajnerit Martini. I cili ka vendosur t’i vërë në dyshe md Balajn, për të krijuar një “duo” sulmi me të vërtetë potente për 9 herë kampionët e vendit tonë.(www.shkodrasport.com)