Vllaznia eshte nje nga klubet qe me se miri ben detyren per te nderuar figurat e njohura te saj te cilet kane kontribuar ne vite per te. Mbreme ka qene rradha e ish- mbrojtesit Andi Leli per t’i bere nje surprite te bukur, pikerisht para ndeshjes me islandezet e Vikingur.

Leli jeton prej vitesh ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes bashke me familjen e tij, ndersa keto dite ndodhet ne Shkoder dhe drejtuesit kuqeblu nuk kane hezituar ta surprizojne me pritjen e rezervuar per disa çaste para ndeshjes pikerisht ne dhomat e zhveshjes.

Ka qene drejtori sportiv Vioresin Sinani ai qe i ka dhuruar nje fanelle kuqeblu, te firmosur nga te gjithe futbollistet, fanelle qe ai do ta marre me vete ne Ameriken e larget, bashke me kujtimin e kesaj mbremje fantastike qe ai do ta mbaje gjate ne mend.

Vllaznia kesisoj tregon edhe njehere tjeter se mbetet klubi me i veçante ne kete drejtim dhe padyshim qe nderimi i figurave qe kane kontribuar per te ne vite, do te vijoje edhe ne te ardhmen.(www.shkodrasport.com)