Vllaznia në taekondo ka bërë një tjetër paraqitje të mirë edhe në aktivitetin e rradhës që u zhvillua ditët fundit në pallatin sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Ekipi i të rriturve është renditur në vendin e dytë duke u shpallur nënkampion i vendit për vitin 205.
Figurën më të mirë ndër sportistët shkodranë e kanë bërë pikërisht sportistet Isra Meta, Enisa Shabaj dhe Selma Uruçi që kanë zënë vende të para dhe janë shpallur kampione kombëtare.
Në vend të dytë janë renditur sportistët Saimir Çela, Muhamed Dyli, Irsa Osmanagiç, Nikolin Perzefi dhe Nejla Uruçi, ndërsa në vend të tretë janë renditur Edri Hoti, Sajmir Trushi dhe Neual Uruçi, kurse Esad Malaj ka zënë vendin e katërt. Kjo sa i takon garës së të rriturve.
Ndërsa në garat e të rinjve (junior) kanë spikatur Amina Hadri dhe Menida Meta që kanë zënë vende të para dhe janë shpallur kampione kombëtare për vitin 2025. Ndërkohë sportistët Edrit Coka, Ema Ndoja dhe Orges Nikolli kanë zënë vende të dyta duke u shpallur nënkampionë.
Në përfundim të aktivitetit, trajneri i Vllaznisë Elion Puka ka marrë kupën dhe diplomën e vendit të dytë në renditjen ekipore, ndërsa Isra Meta është vlerësuar si sportistja më e mirë teknike e kampionatit.(www.shkodrasport.com)