HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia të shtunën ndeshje miqësore ndaj ekipit të kategorisë së parë

Vllaznia të shtunën ndeshje miqësore ndaj ekipit të kategorisë së parë

Vllaznia qe prej dites se djeshme ka nisur pergatitjet per sezonin e ri te futbollit shqiptar dhe stafi teknik krahas seancave stervitore, ka planifikuar te zhvilloje edhe 3 ndeshje miqesore gjate kesaj periudhe deri ne daten e fillimit te kampionatit, pra me 18 gusht.

Ne keto rrethana, e para tashme eshte planifikuar dhe do te luhet kete te shtune ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Perballe kuqebluve ne kete takim miqesor do te jete ekipi i Burrelit qe merr pjese ne kampionatin e kategorise se pare.

Skuadra matjane siç eshte bere e ditur kete sezon do te drejtohet nga ish- futbollisti i njohur Ditmar Bicaj dhe drejtuesit kane objektiva per te qene pretendent per ngjitjen ne Superiore. Megjithate per keto objektiva eshte heret te flasim.

Nderkohe Vllaznia nga ana e saj kerkon te lere pas zhgenjimin e krijuar nga eliminimi i Kupave te Europes dhe do te synoje te pergatitet sa me mire per kampionatin shqiptar ku kerkon te jete pretendente per fitimin e titullit kampion./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments