Nga Maringlen ZHIVANI

Edhe pse shumica e kampionateve ishin mbyllur për këtë sezon, ekipi i femrave të Vllaznisë U-16 në volejboll vazhdonte garën për titull.

Një maratonë ndeshjesh e nisur që në muajin mars, por e përballuar më së miri nga ekipi i vajzave shkodrane, i cili kaloi të gjithë fazat, duke nisur nga grupi e deri në atë finale.

Ditën e sotme, Kampionati Kombëtar U-16 për femra mbylli ndeshjet e saj dhe Vllaznia U u rendit e dyta, si nënkampione, duke u mposhtur vetëm nga ekipi i Mirditës.


Kështu, ekipi dhe stafi teknik premtojnë shumë jo vetëm për forcimin e ekipeve zinxhirë, por edhe për formimin e një ekipi të rriturave që mund të sjellë titullin kampion në Shkodër.