Vllaznia do te prese sonte ne oren 20:30 ne stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Valur ne sfiden e kthimit te turit te pare te “UEFA Europa Conference League”. Ne takimin e pare te luajtur ne Reykjavik, eshte fiksuar rezultati i barabarte 2-2 dhe prandaj gjithçka eshte e hapur ne takimin e sotem.
Nderkohe gazeta “Shhkodra Sport” meson se kjo ndeshje do te filmohet dhe do te transmetohet nga RTSH ne nje prej kanaleve te saj, duke u dhene mundesine te gjithe atyre qe nuk do te jene ne stadium, per ta ndjekur ate.
Vllaznia eshte e motivuar per te bere mire dhe per te kerkuar me çdo kusht fitoren dhe kalimin ne turin e dyte te ketij kompeticioni, ku shorti e ka vene perballe skocezeve te St Mirren.
Megjithate para se te kalohet tek sfida e dyte, kuqeblute duhet te jene te fokusuar maksimalisht tek ndeshja e sotme, per te qene te kujdesshem dhe per te marre rezultatin qe deshirojne./www.shkodrasport.com/