Rikthimi i Vllaznise ne “Loro Boriçi” per sfidat e saj europiane duket se mezi eshte pritur nga ana e tifozerise shkodrane. Pavaresisht se herepashere ajo eshte edhe e zemeruar me te preferuarit e saj, serish mbetet skuadra e zemres dhe si rrjedhoje premtojne ta mbeshtesin serish.
Keshtu pritet te ndodhe edhe per sfiden e se enjtes ndaj islandezeve te Vikingur, e vlefshme per turin e dyte te “Uefa Europa Conference League”, e cila do te startoje duke filluar nga ora 20:30. Te pakten grupimi “Vllaznit Ultras” ka premtuar mbeshtetje dhe u ka bere thirrje edhe tifozeve te tjere qe te jene ne stadium.
“TAN N’ C5!
Java e ndeshjes per raundin e dyte kualifikus t’liges Konferences kunder Vikingur dhe VLLAZNIA ka nevoje per secilin prej nesh!
Te ejten n’19:00 tane n’C5 per n’mbeshtetje maksimale djemve Kuq e Blu dhe ti japim energji per te kalu kete tur duke i ba thirrje qe te hijn ne fushe me mentalitetin fitus qe na karakterizon neve si QYTET dhe EMBLEM!
VLLAZNIA MBI TANA,
VLLAZNIT PARA TANVE!”- shkruhet ne postimin e ketij grupimi.
Nji Jete Dy Ngjyra Nji Skuader!