Vetem dy jave ka zgjatur aventura e Vangjel Miles ne krye te ekipit te Tiranes. Tekniku beratas pritet te largohet edhe zyrtarisht nga kjo detyre, ndonese gjithçka duket e konfirmuar tashme. Starti jo i mire i kampionatit nga bardheblute ka bere qe drejtuesit e klubit te mos kene shume besim tek ky trajner.
Nderkohe mediat e shkruara bejne te ditur se ne tavolinen e presidentit Halili eshte gati edhe emri i trajnerit qe do ta zevendesoje ate. Ne fakt, nuk eshte nje emer i panjohur per kampionatin shqiptar ndonese eshte i huaj.
Trajner i ri i Tiranës do të jetë Roberto Bordin. Ish-trajneri i Elbasanit do ta ketë kësisoj eksperiencën e tij të dytë në Superiore, pas asaj me verdheblutë.
Rikujtojmë që Mile qëndroi në stolin e Tiranës për 55 ditë dhe drejtoi skuadrën vetëm për dy javë në kampionat. Ky vendim i klubit vjen si pasojë e humbjes 3 me 1 ndaj Vorës në Laç.