Ka përfunduar Kupa “Muhamet Gradeci” në shah në përkujtim të një vjetorit të ndarjes nga jeta të ish kampionit si sportist dhe trajner Muhamet Gradeci. Aktivitet ky, i organizuar nga Unioni i Shahistëve të Veriut “Rozafa 07” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Shahut që përkoi edhe me 101 vjetorin e FIDEs, federate ndërkombëtare e shahut.
Vendin e parë në disiplinën klasike e fitoi shahisti veteran, Bernard Leka, i ndjekur nga Elhajd Alija dhe Erion Temali.
Ndërkohë, në konkurimin Blic, fitues i vendit të parë është shpallur Markels Çapaliku, i ndjekur nga Eron Temali dhe Aurel Delija.
Në përfundim të aktivitetit, ku të pranishëm edhe pjesëtarë të famiuljes Gradeci, është organizuar ceremonia e mbylljes, ku gjatë fjalës së tij, sekretari i Unionit të Shahistëve të Veriut, Eduard Hoxha, ka përgëzuar shahistët përkatës për nivelin cilësor të prezantuar në të gjashtë ditët e aktivitetit, ndërsa ka dorëzuar edhe diplomat dhe kupat përkatëse për shahistët fitues.
Duke folur në emër të familjes Gradeci, djali i ish- kampionit Muhamet Gradeci, Alket Gradeci, ka falenderuar organizatorët për nderimin që i bë babait të tij.
Unioni i Shahistëve të Veriut, ka në program edhe veprimtari të tjera që do të zhvillohen gjatë periudhës së verës dhe më tej.