Tashme eshte zyrtare: Erdenis Gurishta do te jete pjese e Vllaznise deri ne vitin 2027. Nje gje e tille konfirmohet nga vete klubi shkodran permes nje postimi te bere pak minuta me pare ne faqen e tij zyrtare.
“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi ynë i përbashkët me futbollistin Erdenis Gurishta do të vijojë edhe për dy sezonet e ardhshme.
Sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu Erdenis Gurishta!”- shkruhet ne faqen e klubit.
Ne fakt ishte vete trajneri Edi Martini qe e paralajmeroi dy dite me pare firmen me futbollistin e njohur shkodran dhe ajo tashme eshte zyrtarizuar, madje mbrojtesi i djathte do te jete per dy sezonet e ardhshme pjese e kesaj skuadre.
Tashme mbetet per te pritur edhe firmen e Ardit Krymit, nje tjeter futbollisti me peshe tek Vllaznia qe po ashtu eshte ne stervitje me ekipin, por ende nuk ka hedhur firme ne kontrate.