Tani është zyrtare: Gian Piero Gasperini është trajneri i ri i Romës. Pas nëntë sezonesh te Atalanta, mbërrin në kryeqytet, te skuadra verdhekuq, për të filluar një aventurë të rel. 67 vjeçari, ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, deri më 30 qershor 2028.
“AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Gian Piero Gasperini është trajneri i ri i skuadrës.
Karriera e Gasperinit deri më tani është karakterizuar nga taktika inovative, një etikë pune dhe një aftësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar lojtarë.
Pronësia dhe Claudio Ranieri janë të bindur se Gasperini është njeriu i duhur për këtë punë.
Mirë se vini, Mister!
Forza Roma!”