Me një barazim kundër Martigues në transfertë me rezultatin 1-1, lojtarët e FC Paris konfirmuan vendin e tyre në Ligue 1, gjë që i dha qytetit të Parisit një rivalitet të ri dhe unik në botën e futbollit.

Paris FC siguroi të paktën pozicionin e dytë në Ligue 2 franceze para përfundimit të raundit, që do të thotë se ngjitja në renditjen elitare është e siguruar dhe skuadra do t’i bashkohet rivalëve të qytetit Paris Saint Germain në renditjen elitare.

Kjo skuadër ka pritur për 46 vite të gjata për të arritur nivelin elitar. Megjithatë, nuk është më i njëjti ekip sepse pronarët aktualë janë më shumë se të fuqishëm dhe planifikojnë të jenë një rival serioz për klubet më të fuqishme franceze në dekadat e ardhshme.

Klubi u mor së fundmi nga njeriu më i pasur i Evropës, Bernard Arnault. Pronari i gjigantit të modës LVMH, Bernard Arnault, është bashkuar me kompaninë Red Bull për të bërë një histori të madhe që synon t’i japë fund dominimit të PSG-së në futbollin francez.

Pra, duke filluar nga sezoni i ardhshëm në Paris, do të kemi një rivalitet vetëm pak metra larg.

Konkretisht, Paris FC do të luajë në stadiumin Stade Jean-Bouin, i cili është i ndarë nga Parc des Princes i PSG-së vetëm nga një korsi rruge. Stadiumet u ndërtuan pothuajse në të njëjtën copë toke. /Telegrafi/