Futbollisti me origjinë nga Shkodra Rocco Vata është ftuar nga ekipi i parë i Irlandës. Talenti shqiptar që luan me Uotford, do të jetë në dispozicion për sfidat e marsit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë federata e Irlandës. Kujtojmë se Vata ishte ftuar gjithashtu nga Shqipëria U-21.

19-vjeçari ka luajtur edhe për moshat e Irlandës më parë. Paraqitjet e tij kanë bërë që të jetë pjesë e ndeshjeve vendimtare në fazën “play-off” të Ligës së Kombeve. Me 20 dhe 23 mars, Irlanda sfidon Bullgarinë.

https://twitter.com/IrelandFootball/status/1900146751941591203?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1900146751941591203%7Ctwgr%5Eede32740b47f6ba0d661bfd82ba6b2391ea4a80a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fzyrtare-roko-vata-ftohet-nga-ekipi-i-pare-i-irlandes%2F