Nga Endri ÇINARI
Pavarësisht se Vllaznia zhvilloi ndeshje në fillim jave, ditën e martë konkretisht ndaj Tiranës, kuqeblutë nuk kanë qëndruar pushim ditën e mërkurë.
Skuadra e drejtuar nga Brdariç është shfaqur sërish në fushë, duke nisur kështu përgatitjet për ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Skënderbeut. Duel që do zhvillohet ditën e shtunë në orën 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Seanca stërvitore e Vllaznisë megjithatë ka qenë e një formati çlodhës dhe rikuperues. Në mënyrë që futbollistët të mos marrin mbingarkesë në muskujt e tyre, por as të mos jenë totalisht pushim. Kjo pasi kampionati do pushojë mbi 10 ditë dhe futbollistët shkodranë do kenë ditët e tyre për të pushuar dhe relaksuar.
Po ashtu grupi i futbollistëve nën urdhërat e Brdariç ka qenë i plotë. Me lojtarë si Repaj, Qarri apo Spahija që ende duhet të kapin ritmin e skuadrës. Duke qenë se vetëm në ditët e fundit janë bashkuar me skuadrën dhe ende nuk janë në 100% të formës së tyre për të dhënë kontributin e tyre me ekipin shkodran.(www.shkodrasport.com)