Çeshtja e fitimit te titullit kampion nga Vllaznia ne futboll tashme eshte “ekzagjeruar” sepse po behen plot 22 vite qe nje gje e tille nuk ndodh. Pikerisht per kete arsye, ai titull kampion i vitit 2001 merr vlere gjithnje e me shume çdo dite qe kalon.

Per ta rikthyer ne kujtese 19 majin e vitit 2001, po na sherben edhe kjo foto e sjelle ne redaksine e gazetes “Shkodra Sport” nga i mirenjohuri Engjell Gjolaj. Ne te jane dy “kampione” ne fushat e tyre, njeri eshte Dervishi Haxhiosmanoviç, trajneri qe e drejtoi Vllaznine drejt suksesit ate vit.

Tjetri eshte “kampion” ne fushen e tij, ate te gazetarise, pikerisht mjeshtri i radiokronikes, statistikes dhe i penes, Ymer Striniqi. Ato jane fotografuar sebashku pikerisht ate dite kur do te ngrihej lart kupa.

Ne fakt Haxhiosmanoviç dhe Striniqi kane qene miq brenda dhe jashte fushe. I bashkonte perpos pasionit te futbollit, edhe gjuha e njejte qe ata flisnin, por mbi te gjitha Vllaznia. Kjo sepse gazetari i njohur ka sherbyer edhe si perkthyes ne prononcimet per mediat per trajnerin malazez.

Nese flasim per dashurin e Striniqit per Vllaznine natyrisht qe ka vend per ta vene ne dyshim sepse ai ka qene i lidhur ngushtesisht me kete emer dhe historine e tij, por ne fakt, po kaq shume ka mbetur i lidhur edhe “Deda”, trajneri qe ka fituar tre trofe ne drejtimin e kesaj skuadre.
Gjergj KOLA