Thomas Strakosha nuk po kalon një moment të mirë te Brentfordi, duke parë që dhe rivali i tij te skuadra, David Raja, është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

Përformancat e mira të spanjollit kanë rënë në sy dhe të klubeve të tjera të mëdha në Premier Ligë, si Mançester Junajtid dhe Totenhemi dhe për këtë arsye 27-vjeçari ka shprehur se do të largohet.

Klubi është munduar shumë t’i ndërrojë mendjen Rajës, por e kot, pasi ky i fundit ka refuzuar dy herë rinovimin.

Për këtë arsye shikohet si një mundësi e artë për Thomas Strakoshën që të mund të bindë trajnerin Frank për të fituar një vend titullarin sezonin e ardhshëm.