Mbrojtësi shkodran Serjan Repaj bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, teksa nga radhët e Vorës u transferua si lojtar i lirë drejt elitës së futbollit ukrainas ku iu bashkua skuadrës së Epitsentr, ndërkohë që ditën e sotme debutoi me fitoren e pastër 3 me 0 në ndeshje ne javës së parë të kampionatit ndaj Obolon.
25-vjeçari e nisi si titullar, teksa u zëvendësua në minutën e 83-të të sfidës. Një debutim tepër pozitiv ky për Repajn, i cili synon të shndërrohet në një lider te skuadra e Epitsentr.
Vlen të theksohet fakti se gjatë karrierës së tij, 25-vjeçari ka veshur edhe fanellën e Vllaznisë dhe Apolonisë, teksa Epitsentr është klubi i katërt në karrierë.


