Saturday, May 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKryebashkiaku Beci dhe presidenti Lulaj takim me gjimnastët e rinj të Vllaznisë....

Kryebashkiaku Beci dhe presidenti Lulaj takim me gjimnastët e rinj të Vllaznisë. Fokusi, mbështetja e talenteve të reja

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, i shoqëruar edhe nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës Leonard Lulaj kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me sportistë e trajnerë të ekipit të gjimnastikës së Vllaznisë. Kuptohet që fokusi ka qenë tek mbështetja e talenteve të reja për një përfaqësim sa më dinjitoz si në arenën kombëtare ashtu edhe atë ndërkombëtare.

Ka qenë faqja zyrtare e Akademisë së Gjimnastikës Vllaznia që ka zbardhur më shumë detaje për këtë takim të zhvilluar, teksa shkruan:

“Një takim që përcjell vizion, mbështetje dhe dashuri për gjimnastikën shqiptare.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, së bashku me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një bashkëbisedim frymëzues për të ardhmen e sportit, mbështetjen e talenteve të reja dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Së bashku për një gjimnastikë më të fortë dhe një të ardhme plot suksese”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments