Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Vllaznia U-17 ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Tiranës, duke triumfuar me rezultatin 3-2 në një ndeshje të karakterizuar nga përmbysja e rezultatit.
Kuqeblutë e kanë parë veten në disavantazh 1-2, por në pjesën e dytë kanë reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përmbysur gjithçka dhe siguruar tri pikë të rëndësishme.
Protagonistë të kësaj fitoreje kanë qenë Sebastian Gjeka, autor i dy golave, si dhe Daniel Marku, i cili ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Me këtë sukses, Vllaznia U-17 vazhdon paraqitjet pozitive dhe ngjitet momentalisht në vendin e parë të renditjes, duke konfirmuar ambiciet e saj në këtë kampionat.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


