Saturday, May 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia në mundje renditet e dyta në garat e Kupës së Shqipërisë

Vllaznia në mundje renditet e dyta në garat e Kupës së Shqipërisë

Ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit janë zhvilluar garat e Kupës së Shqipërisë në mundje për të rritur, me pjesmarrjen e mundësve të të gjithë ekipeve të vendit. Në mes tyre kanë qenë edhe sportistët e ekipit të Vllaznisë që duhet thënë se kanë bërë një paraqitje të mirë.

Kështu katër prej tyre kanë zënë vende të dyta. Eglis Mhillaj është renditur i dyti në peshën -70 kg, Klevis Koçeku në 79 kg, Enes Anza 86 kg dhe Kevin Kiri 97 kg.

Në vend të tretë janë renditur Fabian Dodani në peshën 61 kg dhe Maldin Camaj në peshën 65 kg, ndërsa Jurgis Pepaj është renditur i katërti në peshën 74 kg.

Në përfundim të aktivitetit, ekipi i Tiranës ka zënë vendin e parë dhe ka fituar Kupën e Shqipërisë në mundjen e lirë për vitin 2026, ndërsa në vend të dytë është renditur ekipi i Vllaznisë i drejtuar nga trajneri Altin Anza. Padyshim që ky është një rezultat shumë i mirë për këtë ekip i cili nga viti në vit po i rrit pretendimet e tij dhe për momentin të jesh i dyti në renditjen ekipore konsiderohet një sukses.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments